Ditën e djeshme bëri jehonë të madhe deklarata e bërë nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka lidhur me koalicionin PS-LSI dhe situatën në qytetin e Durrësit.
I kontaktuar nga Top Channel, Vangjush Dako tentoi ta kalojë shpërthimin e ish-kolegut Koka me indiferencë.
“S’kam asgjë për të thënë. Nuk i marr seriozisht ato që thotë Koka”, është shprehur Dako.











