Policia e Korçës, ka arrestuar një një 28 vjeçar pasi iu zbuluan dhe sekuestruan rreth 3.7 kg kanabis sativa.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Kostika Thoma, 28 vjeç, banues në Korçë.
Ai u arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u zbuluan 4 vazo qelqi, me peshë 3.7 KG, brenda të cilave ndodhej një sasi me bimë të dyshuar si narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.












