Një tjetër zë nga LSI i është shtuar Lefter Kokës dhe Vangjel Tavos për punën e policisë në vend. I ftuar në ABC News Luan Rama ka thënë se detyra e policisë nuk është vetëm kapja e kanabisit por ndalimi i mbjelljes. Ai shkoi edhe me tej duke thënë se në shumë zona mbjellja dhe mbajtja “gjallë” e kanabisit nuk mund të bëhet pa policinë duke shtuar se kjo nuk mund të bëhet pa prapavijë politike. DRONI.al












