Shërbimet e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të Arjan Demiri, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë, pasi Gjykata e Napolit Itali ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga Neni 74/1, 2 e 3 dhe Dekreti Presidentit Italian me Nr. 309/90, Nenet 3 e 4, si dhe ligji Nr. 146/2006, datë 20.02.1958, të legjislacionit Penal Italian.
Maksimumi i dënimit të mundshëm është 20 vjet burg.












