• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT – 28 JANAR 1990/ Demonstrata e heshtur e Tiranës, 14 të arrestuarit dhe akuzat e Sigurimit

admin by admin
28 January, 2017
in Kronika
0
EMRAT – 28 JANAR 1990/ Demonstrata e heshtur e Tiranës, 14 të arrestuarit dhe akuzat e Sigurimit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kastriot Dervishi

kastriot dervishi, e vogel new

Kastriot Dervishi

Demonstrata e heshtur u zhvillua në sheshin “Skënderbej” të Tiranës më 28 janar 1990. Është protesta e parë në kryeqytet kundër diktaturës komuniste, shenja e parë se edhe Shqipëria nuk mund të mos i bashkohej ngjarjeve në Europën Lindore. Meqë ngjarja u mor vesh disa më parë, Sigurimi i Shtetit ndaloi disa persona. Në një raport të Hetuesisë së Përgjithshme të datës 14.2.1990, thuhej se më 26.1.1990 nga Sigurimi i Shtetit u ndaluan 15 persona nga Tirana (në fakt 14 rezultojnë të shkruar) “për agjitacion e propagandë kundër shtetit”. Të ndaluarit ishin:
1-Ardian Skëndo, 27 vjeç, ndihmësmjek në spitalin nr. 2
2-Vasil Dhimitri, 36 vjeç, punëtor në kombinatin e autotraktorëve
3-Faruk Pica, 33 vjeç, punëtor
4-Zeqir Gollobani, 35 vjeç, elektricist
5-Shefki Glina, 33 vjeç, punëtor
6-Aleksandë Budo, 35 vjeç, ndihmësmjek
7-Nikolin Prifti, 35 vjeç, inxhinier mekanik
8-Romir Papa, 31 vjeç, i papunë
9-Dorjan Alla, 28 vjeç, infermier
10-Ilir Duro, 29 vjeç, mekanik
11-Enver Tomani, 38 vjeç, minator
12-Agron Llapo, 35 vjeç, punëtor
13-Nezir Stërmasi, 53 vjeç, punëtor, tre herë i dënuar politik
14-Eno Kapo (më datë 30 janar)
Më datën 29. 01. 1990 Hetuesia e Përgjithshme u vu në dijeni të këtyre ndalimeve. Me miratim të prokurorit, këta u arrestuan në bazë të neneve 55/1 dhe 13 të Kodit Penal, me përjashtim të Romir Papës. Nga hetimet dilte se gjatë ditëve të fundit të muajit janar 1990, në Tiranë është biseduar për organizimin e një demonstrate në datën 28. 01. 1990, fakt të cilin e kishin mësuar edhe të arrestuarit. Më 10. 02. 1990, të gjithë u liruan ndërsa për shtetasit Vasil Dhimitri, Faruk Pica dhe Zeqir Gollobani hetimet vazhduan, sigurisht nën torturat me çnjerëzore.
Aktakuza e datës 19. 05. 1990 sulmonte Vasil Dhimitrin se kishte humbur besimin te vija e PPSH-së, i ushqyer nga propaganda e huaj nëpërmjet radiove e televizioneve të huaja, ishte nxitur nga ngjarjet e ndodhura në Europën lindore. “Në bashkëpunim” me dy personat e shënuar në aktakuzë si dhe me persona të tjerë kishin konsumuar nenet 55/1 dhe 13 të Kodit Penal. Në fakt të tre të pandehurit nuk njiheshin me njëri-tjetrin.
Pretenca e prokurorit i ngjan një pamfleti politik, në të cilin flitet për një Shqipëri të lumtur me standarde, me papunësi, jetën e njeriut 70 vjeç, pa harruar të përmendeshin ndërtimi i kombinateve, fabrikave, e fitoret e tjera. Si kundërshtarë të këtij “realiteti” paraqiteshin tre të pandehurit që “nuk kishin formimin e duhur ideologjik”. Si përfundim, me vendimin nr. 285, datë 21. 06. 1990 Gjykata e Rrethit Tiranë, i deklaroi fajtorë të pandehurit në bazë të nenit 55/1 duke i dënuar si vijon:
-Vasil Dhimitri, 2 vjet burgim
-Zeqir Gollobani, 1 vit burgim
-Faruk Pica, 9 muaj burgim
U la në fuqi me vendimin nr. 71, datë 30. 07. 1990 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Protagonistët e kësaj demonstrate kanë ngelur siç ishte ajo vetë, e heshtur. Prej tyre unë njoh vetëm Vasil Dhimitrin, të cilit i dërgoj një përshëndetje me anë të këtij postimi.
dok11

Previous Post

Noziy: Ju tregoj për arrestimin dhe si u deh mami nga keku me hashash

Next Post

FOTO/ Prishen pazaret edhe LSI – PDIU, drejtori i akuzuar për korrupsion konvertohet në “çam”

admin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.