Një sasi e konsiderueshme kokaine, më e madhja e bllokuar ndonjëherë, është gjetur në një kamion në Portin e Durrësit.
Droga u bllokua mbrëmë në një kamion, dhe pasi u peshua gjithë natën, mësohet se sasia e saj arrin në 613 kg kokainë.
Informacioni për sasinë e drogës, u sigurua nga shërbimet partnere të antikrimit.
Nga informacionet paraprake mësohet se droga kishte mbërritur në Shqipëri nga Kolumbia, dhe nëpërmjet portit të Barit, synonte mbërritjen e saj në Europë.
Kamion u bllokua mbrëmë dhe në një kontenierë të tij, ngarkuar me banane, u gjet edhe sasia e kokainës.
Mësohet se janë shoqëruar disa persona, ndërsa me hetimet po merret Prokuroia e Krimeve të Rënda.












