Pazaret ditë e fundit nuk janë prishur vetëm midis PS – LSI. Kjo prishje pazaresh, shtrihet edhe më tej në koalicionin qeverisë, midis edhe LSI – PDIU.
Dëshmia më e mirë për këtë, është kreu i LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani i cili ka kaluar te PDIU-ja, partia që po shigjetohet shpesh nga LSI-ja dhe që shihet si zëvendësuese e saj në qeveri.
Pjerin Xhuvani ka edhe një të kaluar “mbresëlënëse” pasi ka qenë i arrestuar më parë për një skandal me barnat si ish-drejtor rajonal i Fondit të Barnave të Rimbursueshme, por që më pas u lirua.
Qe kur u arrestua, ai u shkarkua dhe postin e tij e ka marrë ish-ministri Transporteve Edmon Haxhinasto.












