• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA & EMRA/ Mashtrimi i inxhinierit të OSHEE, “në emër” të drejtorit premtoi punësim kundrejt 2 mijë eurove

droni by droni
27 February, 2018
in Kronika
0
ZONAT & ORARET/ OSHEE: Tre ditë kufizime energjie në Tiranë

Foto Ilustruese

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy persona shoqërohen në polici pas vendimit të gjykatës me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të shoqëruar janë shtetasit Ndriçim Safer Jaçelli dhe Anilda Pavllo Panajoti.

Prokuroria e Tiranës pasi hetoi çështjen prej disa muajsh ia dërgoi kërkesën për masa të sigurimit personal për shtetasit Ndriçim Jaçelli dhe Anilda Panajoti.

Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit Erjon Imeraj të Prokuorisë së Tiranës…

  • Për vendosjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale ndaj shtetasit Ndriçim Safer Jaçelli, i datëlindjes 3 prill 1958, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal.
  • Dhe për masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K. Pr. Penale ndaj shtetases Anilda Pavllo Panajoti, e datëlindjes 21.03.1960, lindur dhe banuese në Tirane, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Historia

Në 11 tetor 2017 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga shërbimet e policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, Seksioni për Korrupsionin, ka regjistruar procedimin penal nr 8277 të vitit 2017, për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fnuksione publike”, parashikuar nga neni 245 të Kodit Penal.

Sikurse rezulton nga aktet e këtij procedimi, në datë 4 tetor 2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka bërë kallëzim penal shtetasi Genti Refik Xhaferri, me banim në Shkozë, Tiranë.

Kallëzuesi Genti Refik Xhaferi në fillim të vitit 2015, nëpërmjet rrethit shoqëror, në rrethana rastësore ka njohur shtetasin Ndriçim Jaçelli, i cili gjatë kësaj periudhe kohore punonte si inxhinier në Drejtorinë për Transformatorët në varësi të OSHEE-së, me vendndodhje në rrugën “Muhamet Gjollesha”, Tiranë. Sipas kallëzuesit njohja me këtë shtetas ka vijuar me biseda shoqërore dhe marrëdhënia në mes tyre është forcuar edhe më shumë duke krijuar shoqërori me njëri-tjetrin.

Sipas kallëzuesit në shtator 2015 Jaçelli i ka propozuar mundësinë e punësimit në të njëjtën drejtori ku ai punonte, pasi sipas këtij të fundit ai kishte marrëdhënie shumë të mira me drejtorin e këtij institucioni, të cilin kallëzuesi e njeh vetëm me emrin “Rudolf”.

Ndriçim Jaçelli, sipas kallëzuesit Xhaferi, i ka thënë se për një vend pune në Drejtorinë ku punonte paguhej një shumë prej 4.000 deri në 5.000 euro, në formë mitdhënie.

Por, pas disa bisedash të bëra mes tij dhe Ndriçimit për këtë qëllim, ky i fundit i ka thënë se kishte folur me drejtorin dhe ai kishte rënë dakord që për kallëzuesin do të mbaronte punë kundrejt pagesës prej 2.000 euro.

Shtetasi Xhaferi thotë se pasi bisedoi me anëtarët e tjerë të familjes për këtë mundësi punësimi, ai ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shtetasin Ndriçim Jaçelli.

Pasi ka mundur të sigurojë shumën e kërkuar prej 2000 euro, më 19 shtator 2015 Xhaferi thotë se është takuar me shtetasin Ndriçim dhe ne dyqanin ku ai tregton celularët dhe në prani edhe të babait të tij shtetasit Refik Xhaferri, i ka dhënë shumën prej 2.000 euro, së bashku me dokumentet e kërkuara për punësim.

Më pas, në tetor 2015 shtetasi Ndriçim Jaçelli është larguar nga Shqipëria dhe me Xhaferin ka vijuar komunikimi në rrjetin social “Facebook” (një pjesë e këtyre komunikimeve janë vënë në dispozicion) dhe rezulton se shtetasin Ndriçim Jaçelli mundohej të justifikohej në lidhje me premtimin që kishte bërë. Sipas kallëzuesit ky komunikim ka vijuar deri në fillim të vitit 2017, kur shtetasi Jaçelli ka ndërprerë gjithçka.

Sipas kallëzuesit në pamundësi për të komunikuar me shtetasin Ndriçim Jaçelli, ai ka komunikuar disa herë me bashkëshorten e shtetasit Ndriçim, shtetasen Anilda Panajoti si fizikisht ashtu edhe nëpërmjet numrit celular 067……., të cilës i ka shprehur shqetësimin për veprimet e bashkëshortit të saj, biseda disa prej të cilave kallëzuesi i ka regjistruar dhe të vëna në dispozicion.

Shtetasi Xhaferi thotë se Anilda i ka pohuar se dijeninë e bisedave që kishte bërë kallëzuesi me shtetasin Ndriçim dhe me qenë se sipas saj bashkëshorti ndodhej në burg jashtë Shqipërisë ajo ka marrë përsipër të interesohej drejtpërdrejt te drejtori për këtë qëllim.

Sipas kallëzuesit ai ka kontaktuar disa herë me shtetasen Anilda, ku ajo i ka premtuar që do të bisedonte edhe me këshilltaren e Ministrit në lidhje me punën e tij dhe në rast të kundërt do t’i kthente lekët deri në muajin shkurt 2017. Por, sipas kallëzuesit pavarësisht premtimeve të shtetases Anilda Panajoti ai deri më tani nuk ka filluar punë dhe as nuk i janë kthyer paratë nga dy personat e sipërcituar ne kallëzim.

Dyshimet

Sipas prokurorisë së Tiranës, për shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 dhe 25 i Kodit Penal;

– për shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli nuk ka shkaqe të njohura padënueshmërie apo të shuarjes së veprës penale;

– referuar mekanizmit të ngjarjes ekziston rreziku që shtetasit Anilda Panajoti dhe Ndriçim Jaçelli mund të kryejnë vepra penale të njëjta apo më të rënda nëse do të jenë në gjendje të lirë;

– ekziston rreziku i ikjes dhe shmangies së tyre nga procedimi dhe përgjegjësia penale për shkak të sanksionit që parashikon vepra në rastin konkret;

– duke qenë se hetimet duhet të vazhdon me marrjen e provave të tjera sikurse janë deklarimet e personave që pretendohet se njihen nga të dyshuarit, ekziston rreziku që nëse do të jenë në gjendje të lirë, të vënë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provës.

 

Tags: Anilda PanajotiGenti XhaferimashtrimNdriçim Jaçellipunesim
Previous Post

VIDEO/ Testohet avioni më i madh në botë, sa një fushë futbolli

Next Post

DETAJE/ Patos, vrasja e gruas, si u zbulua njolla e zezë në qafën e së mbyturës: Mos ia prekni shallin, e ka amanet nga vajza

droni

droni

Next Post
DETAJE/ Patos, vrasja e gruas, si u zbulua njolla e zezë në qafën e së mbyturës: Mos ia prekni shallin, e ka amanet nga vajza

DETAJE/ Patos, vrasja e gruas, si u zbulua njolla e zezë në qafën e së mbyturës: Mos ia prekni shallin, e ka amanet nga vajza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.