Kongresi amerikan ka mbërritur në Tiranë dhe prej paradites së sotme po zhvillon takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës.
Delegacioni i përbërë nga shtatë kongresmenë amerikanë, kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.
Në orën 17:00 është parashikuar takimi me liderin e opozitës Lulzim Basha, ndërsa gjatë paradites u takuan me presidentin në largim Bujar Nishani dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta i cili mban aktualisht postin e kreut të Kuvendit.











