Automjeti luksoz që ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në lagje “Pavarësia” në Vlorë i përket një personi të njohur për policisë.
Ai është identifikuar si Flamur Lamaj Peçaj, 46 vjeç, një emër i njohur për autoritetet. Sipas Policisë, ka vetëm dëme materiale. Policia po heton për personat që mund t’ia kenë vënë lëndën plasëse 46-vjeçarit.
Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë. Në vitin 2012, ai është arrestuar nga Policia pasi ka kërcënuar dy vëllezër me armë zjarri. Këta të fundit janë hakmarrë, duke e rrahur me sende të forta dhe me qytë armësh. Peçaj përfundoi asokohe në spital për shkak të plagëve.
NJOFTIMI I POLICISE
Në orët e para të mëngjesit është djegur pjesërisht një automjet i parkuar. Ngjarja ka ndodhur pranë pallatit të pronarit të mjetit në lagjen “Pavarësia”, ku automjeti tip Audi-Q7, në pronësi të shtetasit F.L (P), 46 vjeç, ka marrë flakë e për pasojë është dëmtuar pjesa e përparme e tij. Nuk ka persona të lënduar. Dyshohet që mjeti mund të jetë djegur qëllimisht me një sasi të vogël të dyshuar lëndë plasëse, e cila është hedhur poshtë mjetit. Po punohet për hetime të mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorit.












