• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Enigma nga kontrolli i policisë në magazinën e kryetarit lokal të PS

droni by droni
25 February, 2018
in Kronika
0
VLORE/Policët shkojnë për kontroll droge, por grabisin pompat dhe setin e celësave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nje histori tipike e narkoshtetit, e ka konsideruar ish-kryeministri Berisha një rast kur policia ndërpreu kontrollin e magazinës së kryetarit të PS për Selanikun, magazinë e cila ndodhet në Vlorë.

“Kontroll i befasishem ne magazinat ne Drashovice te kryetarit te PS per qarkun e Selanikut, Tomor Demiraj, mikut te ngushte te Saimir Trafikut dhe Taulant Droges (shikoni fotot).

Nje urdher nga qendra duket se ka detyruar policet te largohen menjehere dhe te mohojne se kane bere kontroll ne magazinat e Demiraj plote me thase te mbushur me mall.

Demiraj akuzon policet se i kane grabitur mallra ne magazine. Por drejtori i policise se Vlores i thote gazetarit se policia ka mendime te tjera”, shkruan Berisha duke sugjeruar ndërkohë që të lexohet edhe një mesazh nga qytetari dixhital dhe kroniken e transmetuar nga një tv në lidhje me rastin ku përfshihete dhe një përgjigje e drejtorit të policisë së Vlorës.

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing, shoes and suit

Image may contain: 3 people, people smiling, people standing

Mesazhi dhe kronika:

“Tani ky në foto është Tomor Demiraj kryetar i PS për qarkun e Selanikut. Ka dalë me Saimirin në foto, por më 17 Janar 2018 efektivët e komisariatit të Vlorës kanë shkuar në magazinën e Tomorr Demiraj në Drashovicë, për të kryer kontroll për lëndë narkotike. Por nuk gjetën gjë, çështja është se policia gjithnjë shkon në kontrroll pasi ka informata të sigurta.
Pra pyetja është PËRSE POLICIA SHKON PËR KONTRROLL DROGE TEK DREJTUESIT E PS?

Skandali në Vlorë/ Policët shkojnë për kontroll droge, por grabisin magazinën
Feb 5, 2018

Tomorr Demiraj, një qytetar nga Vlora, tregon historinë e tij të pazakontë në emisionin “Stop”. Një mbrëmje policia e Vlorës ka zbarkuar në magazinën që disponon Demiraj në fshatin Drashovicë për një kontroll lëndësh narkotike.

Vetëm pak minuta më vonë Tomorri ka mbërritur në vend dhe ka gjetur derën e shqyer e po kështu kangjella e llamarina të shkatërruara. Versionin e Tomorrit e konfirmon edhe një dëshmitar. Në fillim efektivët policorë i janë ofruar me para në dorë për të rregulluar dëmet, por Demiraj ka konstatuar se ata kanë grabitur shumë pajisje që arrijnë vlerën 10 mijë euro.
Drejtori i Policisë Vlorë, Gentian Sherifaj, në një bisedë telefonike thotë se policët e tij kanë tjetër version, ndaj tani çështjen duhet të zbardhin të tjerë organe.
“I hoqën vidat pastaj, se është me vida nga lart dhe e palosën këtë. Kanë zbritur këtu, kanë çuar skelën këtu dhe e kanë shqyer zgarën me kazëm. Njëkohësisht është futur tjetri nga jashtë. Dritarja ka patur zgarë si gjithë të tjerat, e kanë shqyer zgarën dhe janë futur brenda. Kanë bërë kontrollin fizik të objektit për lëndë narkotike, nuk gjetën gjë, morën ç’mundën dhe ikën! Vlera e mallit është mbi 10 mijë euro!”

Gazetari i emisionit “Stop” thotë se më 17 Janar 2018 efektivët e komisariatit të Vlorës kanë shkuar në magazinën e Tomorr Demiraj në Drashovicë, për të kryer kontroll për lëndë narkotike.
Gazetari – Kur ke ardhur në objektin tënd, çfarë ke konstatuar që mungon?
Denoncuesi – Më mungon një gjenerator korenti, dy pompa uji presioni të fuqishme, një pompë uji benzine e fuqishme, komplet çelësat e servisit: trapanë, gurë zmeril, dy motorsharra shumë të mira, që i kisha sjellë nga jashtë.

Gazetari – Sa shkon përafërsisht vlera e të gjithave?
Denoncuesi – Vlera e materialeve pak a shumë, pa dëmin e objektit, më shkon 10 mijë euro.
Gazetari – Si e mësove që policia ka ardhur në objektin tënd?
Denoncuesi – Më lajmëruan që ka shkuar policia me dy makina policie te objekti jot. Ishte ora 12:00 kur më kanë marrë në telefon. Marr disa miq të mi që punojnë në polici, njëkohësisht edhe të plotfuqishmin e zonës, kush ka shkuar në objektin tim dhe për çfarë arsye. Nuk dinte njeri gjë. Policët sot nuk pranojnë që kanë hyrë në objekt sepse ishte një shkelje shumë e madhe dhe u verifikua që vodhën.

Gazetari – Pra, pavarëisisht që mungon zgara, llamarina ishte e hapur dhe dera, ata nuk e pranojnë që kanë qenë në objekt?
Denoncuesi – Nuk e pranojnë që kanë qenë në objekt. Ne shkuam në objekt për verifikim për drogë thonë, por nuk u futëm brenda.

Gazetari i emisionit “Stop” tregon se një efektiv i policisë i ka thënë pronarit të magazinës që nuk kanë hyrë në objekt, por e kanë fotografuar nga dritarja. Ndërkohë që magazina është e mbushur me thasë dhe ka mjaft vende ku mund të fshihet lënda narkotike, si mund ta ketë verifikuar policia vetëm nëpërmjet fotografive nga dritarja?
Një dëshmitar rrëfen se efektivët e policisë kanë qëndruar për rreth gjysmë ore brenda në magazinë dhe janë larguar vetëm 4-5 minuta para se të mbërrinte pronari. Pra, sipas dëshmisë së qytetarit, hidhet poshtë mundësia që të ketë hyrë dikush tjetër në objekt pasi janë larguar efektivët.

Ndaj gazetari komunikoi me Drejtorin e Policisë Vlorë, Gentian Sherifaj nëpërmjet një lidhjeje telefonike.
Gazetari – Kemi një rast, ku është bërë një kontroll për lëndë narkotike në një fshat, në një magazine dhe personi, që është Tomorr Demiraj, kam përshtypjen se ke dijeni, pretendon se gjatë kontrollit për lëndë narkotike i janë vjedhur disa sende të vetat, që sipas tij kanë vlerën e 10 mijë eurove.

Dr. Policisë Vlorë – Po, po!
Gazetari – Dhe i është dhunuar objekti.
Dr. Policisë Vlorë – Ka ardhur, e kam takuar, e kam dëgjuar, kam kërkuar informacion nga strukturat, e kam informuar në lidhje me faktin që ka ndodhur, por ai ka mendime të tjera, ndryshe nga ato që pretendojnë punonjësit e policisë, që kanë qenë atje. Kanë qenë shtatë punonjës policie.

Gazetari – E kuptoj.
Dr. Policisë Vlorë – E kam orientuar në lidhje me këtë sepse faktet që ne kemi janë, dalin jo ashtu siç pretendon zotëria. I kam thënë, bile i kam dhënë numër telefoni, për të kontaktuar me struktura të tjera, që merren me verifikimet, që verifikojnë punën e policisë, pasi ne nuk mund të verifikojmë punën tonë.

Gazetari – Po, po patjetër!
Dr. Policisë Vlorë – Dhe di që ka bërë kallëzim dhe po ndiqet kallëzimi. Kështu që në këtë pikë janë organe të tjera tani besoj që e vlerësojnë nëse ai ka të drejtë apo kanë të drejtë punonjësit e policisë.
Denoncuesi, Tomorr Demiraj tregon se kur ka shkuar për t’u ankuar për dhunimin e objektit te drejtori i Policisë Vlorë, efektivët negociuan me njëri-tjetrin për t’i rregulluar objektin.

“Ranë dakord që të vinin të më rregullonin objektin, privatisht. Më dërgon një polic me lekë në xhep, më thotë merr ustallarët, po e rregullojmë ne zararin vetëm mos e bëj publike! Unë rashë dakord dhe kur erdhën me dy ustallarë dhe me një punëtor, që kam unë, për të rregulluar objektin, polici aty me lekë në xhep, konstatoj që ishte bërë kërdia dhe e nxjerr policin jashtë nga objekti”.
Pronari i magazinës thotë se ka bërë kallëzim penal në prokurori dhe është në pritje të përgjigjes.
“Unë i akuzoj, nuk dyshoj!”, e përmbyll ai./ tvklan.al

Tags: kryetari i ps nw selaniktomor demiraj
Previous Post

ANALIZA/ Kullat, Erion Veliaj zgjodhi oligarkët para interesit të qytetarëve

Next Post

DETAJE & VIDEO/ Mashtrimi 900 mijë euro, si i përdori Olesia deputeten e PS dhe prezantuesen e njohur të TV-së

droni

droni

Next Post
DETAJE & VIDEO/ Mashtrimi 900 mijë euro, si i përdori Olesia deputeten e PS dhe prezantuesen e njohur të TV-së

DETAJE & VIDEO/ Mashtrimi 900 mijë euro, si i përdori Olesia deputeten e PS dhe prezantuesen e njohur të TV-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.