Ditën e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Lezhë-Fushë Krujë, ku si për pasojë ka mbetur i plagosur një 54-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gramëz, ku një 38-vjeçar nga Kosova teksa drejtonte kamionin tip Man me targa 04-133AT, dhe rimorkio me targa 04-480-AX, ka aksidentuar këmbësorin me inicialet L.Z, banues në Baz, Burrel.
54-vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burime nga policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin Remzi Aliaj, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.











