Në një video të publikuar mesditën e sotme në Tiranë, tregohet dhuna e Policisë Bashkiake ndaj një personi tek Tajvani që ka dalë për të fituar bukën e gojës.
Pamjet flasin për një dhunë fizike dhe psikologjike, ushtruar nga policë të bashkisë ndaj një bojaxhiu që kishte zgjedhur vetëpunësimin, i cili nuk priste që parat e copës së bukës të vinë lart nga qielli.
Në video tregohet se ata kanë ndjekur bojaxhiun dhe me dhunë e kanë futur në furgonin e tyre për t’a larguar nga zona.











