Ne foto, pamje nga mbledhja e kryesise se BDI qe po mbahet tani
Bashkimi Demokratik për Integrim edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE, njofton tetova sot.
Sipas këtij portali që i referohet burimeve nga mbledhja e kryesisë së BDI-së, për herë të parë shqiptarët marrin Ministrinë e Brendshme dhe Kryetarin e Kuvendit, raporton TetovaSot nga selia e BDI-së.
Ndërkaq pjesa shqiptare do të ketë 8 ministri në qeverinë e Gruevskit.
Poashtu siç merr vesh portali TetovaSot nga burimet brenda BDI, gjuha shqipe është pranuar si gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe se në qeverinë e ardhshme BDI-ja do të udhëheq me tetë ministri./Droni.al











