Një drejtor i rëndësishëm në Divjakë ka qenë në burg kohë më parë për falsifikim të vulave dhe dokumentave. Deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka publikuar sot disa dokumenta.
“I denuar me tre vjet burg per fallsifikim te vulave dhe dokumentave eshte sot drejtor i bujqesise dhe mjedisit ne bashkine DIVJAKE.
Pershendetje Deputet. Avni Koçi ish kryetar i bashkise Divjake edhe pse ka qene i denuar sot eshte drejtor i madh ne bashkine Divjake.
Po keta ish hajdute a i kap vetingu i xhafes?
Ketej llapin per veting e per pastrim, ketej nuk lene te denuar pa futur ne administrate”, shkruan Murrizi ndërsa ka publikuar edhe një pjesë mesazhi nga një qytetar.














