Shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, arrestuan në flagrancë…
- Aurel Hekurani, 36 vjeç, banues në Kavajë,
- Rifan Rrushi, 34 vjeç, banues në Kavajë, të dy të dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Arrestimi i këtyre personave u bë pasi më datë 21. 02. 2018, rreth orës 23:00, në lagjen nr. 3 Kavajë në Tregun Industrial Kavajë, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin dyqanin e artikujve të ndryshëm industriale dhe argjendarinë e shtetasit R. A., 60 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik në momentin e kapjes ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një çekiç metalik.
Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale parashikuar në Nenet 134/2 dhe 22 të Kodit Penal.













