Rreth orës 12:00, në fshatin Varibob, A. L., 32 vjeç, ka hipur mbi një shtyllë të tensionit të lartë dhe nuk zbret. Dyshohet se A. L., vuan nga sëmundja e epilepsisë.
Është ndërprerë energjia elektrike me qëllim shmangien e kontaktit me koretin, njofton Policia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po negociojnë me shtetasin në fjalë. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet zjarrfikëse edhe ambulanca.











