• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha pas kthimit nga turi Atlantik: Lajmi i parë që sjell është i keq, për marrëdhëniet me SHBA…

admin by admin
29 January, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Lulzim Basha pas kthimit nga turi Atlantik: Lajmi i parë që sjell është i keq, për marrëdhëniet me SHBA…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përfunduar një tur që nisi nga Uashingtoni, Brukseli e Berlini ndërkohë që solli lajme të këqija për shqiptarët. Kryetari i PD-së tha se marrëdhëniet me Amerikën janë të pamundura me këtë qeveri dhe këtë kryeministër gjatë një takimi me qytetarë të Elbasanit.

“Isha në një tur të ngjeshur politik në Amerikë dhe në Europë. U takova me drejtues të lartë në Kongresin Amerikan, me perfaqesues të lartë të adminstratës së Presidentit Donald J.Trump, u takova po kështu me drejtues dhe përfaqesues të lartë të Qeverive Europiane, të Bundestagut Gjerman dhe Qeverisë Gjermane.

Lajmi i parë që sjell me vete është i keq:

Shqipëria është sot më e izoluar se kurrë më parë në këto 2 vite, politikisht dhe ekonomikisht. Nuk jemi të izoluar më nga mbyllja e kufijve si dikur, por jemi të izoluar nga mungesa e interesit dhe e bashkëpunimit me ne.

Sot nuk ka asnjë interes për investime të huaja në Shqipëri. Nuk ka asnjë interes për bashkëpunim ekonomik me Shqipërinë. Mbasi të mbarojnë së ndërtuari edhe të vetmet investimet të mëdha që siguroi qeveria jonë, si TAP dhe Devolli, nuk ka më asgjë tjetër.

Për Shqipërinë nuk ka interes dhe mbështetje politike. Marredhëniet tona me Amerikën janë të pamundura me këtë qeveri dhe Kryeministër aventurier e të papërgjegjshëm. Procesi i integrimit në BE ka ndalur, dhe perspektiva e integrimit është e paqartë. Marrëdhëniet me fqinjët janë më të dobëta dhe më shterpe se kurrë më parë që nga koha e komunizmit.

Mjafton të shikoni se si i ka dëmtuar interesat e Kosovës ky kryeministër me dalldisjen e tij romantike me Vuçiç.

Për pak i futi në qorrsokak edhe partitë politike që përfaqësojnë vëllezërit dhe motrat tona në Maqedoni.

Bota tashmë e njeh mirë gjendjen e Shqipërisë. Fasadat dhe propaganda shterpë qeveritare nuk e fshehin dot më nga sytë e botës, realitetin e dhimbshëm shqiptar. Bota e di gjendjen tonë dhe është e shqetësuar. Drejtuesit politikë, institucionet dhe mediat amerikane dhe europiane e njohin gjendjen e krimit të organizuar, të drogës, të kriminalizimit të politikës, të korrupsionit total në Shqipëri.

Dhe ata e kanë bërë të qartë: Kështu nuk mund të vazhdohet më! Deri më sot partnerët e huaj na ka ndihmuar shumë, shpesh kanë anashkaluar problemet disa nga problemet tona duke shpresuar se ato janë kalimtare. Por tashmë kemi arritur në një pikë kur partnerët nuk kanë më besim.

Jemi në një pikë kur ata nuk gënjehen më dhe nuk manipulohen më nga propaganda dhe nga gënjeshtrat e atyre që nuk iu skuqet faqja kur mashtrojnë për interesa të tyre.

Këtë ma shprehën qartë si politikanët amerikanë edhe ata europianë.

Tani ka vetëm një rrugë, vetëm një zgjidhje: zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ndryshim themelor të kursit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, një Shqipëri tjetër, demokratike, të shtetit ligjor, një Shqipëri të shqiptarëve, një Shqipëri të qytetarëve, një Shqipëri të njerëzve të lirë.

Sikurse ma bënë të qartë në Uashington, në Bruksel dhe në Berlin: krimi në politikë, korrupsioni total qeveritar, dhe vjedhja e zgjedhjeve janë të patolerueshme, dhe nuk do të tolerohen as nga Amerika dhe as nga Europa.

Qeverisja “Rama” ka qënë eksperimenti më i keq politik që kanë provuar shqiptarët në kurriz që nga rënia e komunizmit”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.

Por Basha ka edhe nje lajm te mire, raporton droni.al.

“Lajmi i mirë që vjen nga bota është që vala e ndryshimeve politike po shtrihet kudo dhe do të vijë dhe në Shqipëri. Bota po kalon një tronditje nga themelet, një shkundje, madje disa e quajnë revolucion politik: njerëzit e thjeshtë po rebelohen kundër elitave të korruptuara dhe të shkëputura nga njerëzit dhe hallet e tyre.

Njerëzit kudo po kërkojnë që pushteti të kontrollohet prej tyre dhe të punojë për ta.

Eshtë pikërisht kjo frymë që ka përqafuar edhe Partia Demokratike prej muajsh. Partia Demokratike ka filluar një proces të hapjes, të gjithëpërfshirjes dhe të kalimit të pushtetit nga drejtuesit e lartë tek anëtarët, nga Kryetari tek baza e partisë.

Ky proces do të sigurojë që drejtuesit dhe të zgjedhurit e PD-së të jenë përfaqësues të denjë të anëtarëve të PD, dhe qytetarëve dhe të punojnë për interesin publik dhe jo atë privat.

Kjo qasje e re do të zbatohet fillimisht me përzgjedhjen e listës së kandidatëve demokratë për deputetë. Sikurse e dini të gjithë, për herë të parë në historinë tonë politike anëtarët dhe mbështetësit e PD-së po propozojnë kandidaturat për deputetë.

Unë ju nxis të gjithëve që të identifikoni njerëzit më të aftë, më të denjë mes jush dhe t’i propozoni lirisht në këtë proces.

Kur ky proces të përfundojë, do të nisë kontrolli i brendshëm, vetingu i brendshëm i kandidaturave të propozuara. Partia Demokratike në mënyrë vullnetare do të kryejë vetingun e figurës të përfaqësuesve të vetë politikë.

Me këtë proces ne do të garantojmë që deputetët demokratë nuk do të jenë te lidhur me krimin, nuk do te jene të korruptuar apo pa pa integritet. Ky proces do të mundësojë që ata të jenë të aftë profesionalisht dhe të denjë politikisht për t’u përfaqësuar ju dhe qytetarëve të Shqipërisë dhe Elbasanit.

Por vetingu do të përfshijë dhe të shkuarën e kandidatëve gjatë komunizmit. Mes deputetëve të PD-së nuk do të ketë ish-punonjës të sigurimit të shtetit dhe as funksionarë të gjyqeve politike të diktaturës. Procesi në tërësi do të sigurojë që PD të jetë e hapur. Por mbi të gjitha do të garantojë që karriera në PD sigurohet vetëm përmes fitimit dhe ruajtjes së besimit dhe mbështetjes së anëtarëve dhe qytetarëve, anëtarit dhe qytetarit, jo kryetarit.

Pushteti është i njerëzve, është i anëtarëve dhe Partia Demokratike do të jetë e mbështetur mbi këtë proces. Në të gjithë këto procese historike që ne po përqafojmë duhet të jemi bashkë. Hapja dhe gjithëpërfshirja duhet të na bëjë më të bashkuar dhe më të lidhur, sepse sot ka më shumë arsye për t’ju bashkuar dhe për të qënë pjesë e PD-së”, tha Basha./Droni.al

Previous Post

PORT/Kamioni i në Durrës i ngarkuar më kanabis

Next Post

Berisha inatoset me grekët, ja cfarë i thotë ministrit të Mbrojtjes

admin

admin

Next Post
Berisha inatoset me grekët, ja cfarë i thotë ministrit të Mbrojtjes

Berisha inatoset me grekët, ja cfarë i thotë ministrit të Mbrojtjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.