Një oficer policie është arrestuar sot pasdite në Durrës. Muharrem Haka 57 vjec, ishte inspektor policie dhe në këmbim të parave lejonte ndërtime pa leje në zonën e tij. Ai u akuzua për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Arrestimi erdhi pas një hetimi disa mujor.











