“Ilir Metës i jam mirënjohës. Kryeministri ka bërë presion Kryetarit të Parlamentit. Kjo sepse ai i ka thënë Metës se unë flas pa lejen e Fugës në media.
Kemi debatuar për disa praktika që unë i kam konsideruar korruptive. Një nga këto ishte ajo për ndricimin e rrugëve që kryeministri e kaloi. Në ditën kur kam bërë deklaratën për kanabisin ka ndryshuar qëndrimi i Ramës ndaj meje. Ministrat e Ramës kanë fjetur në Santa Quaranta me dashnoret.”
Me këto fjalë ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komunikuar për mediat aktin e shkarkimit të tij nga Rama.












