Të paktën 12 persona besohet se janë zhdukur pas një orteku që ra sot pasdite në një zonë turistike malore në Zvicër. Ngjarja ndodhi në perëndim të Zvicrës në zonën e Valesë informoi policia lokale.
Incidenti ndodhi në lartësinë 2500 metra rreth orës 15.50 në Fenestral, Finhaut afër kufirit franko-zvicerian. Ende nuk ka detaje të reja në lidhje me personat e zhdukur dhe operacionet e kërkimeve për ta.












