Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar:
38 armë zjarri, 9407 fishekë, 16 granata.
-Dibër. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen nga banorët edhe 3 armë zjarri dhe 120 fishekë që mbaheshin pa leje që nga viti 1997.
-Elbasan. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Gramsh 3 armë dhe 160 fishekë. Si dhe në Komisariatin e Policisë Elbasan 2 armë zjarri dhe 60 fishekë.
-Tiranë. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Edhe 7 armë të tjera dhe 1350 fishekë janë dorëzuar nga banorët e Qarkut Tiranë.
-Fier. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen nga banorët edhe 6 armë zjarri të tjera, 1434 fishekë e 3 granata.
-Berat. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Berat edhe 5 armë zjarri të tjera si dhe 3800 fishekë e 13 granata difensive.
-Lezhë. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dy banorë dorëzojnë në Komisariatin e Policisë Lezhë 2 armë si dhe 215 fishekë. Gjithashtu edhe në Komisariatin Kurbin dy banorë dorëzojnë 2 armë dhe 100 fishekë.
-Vlorë. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen në Komisariatet e Policisë Sarandë dhe Delvinë 1 armë zjarri, 1678 fishekë dhe 6 krehëra.
-Shkodër. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Shkodër 3 pushkë , 1 automatik, 1 pistoletë “Trofe” dhe 290 fishekë.
-Has. Vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Dorëzohen nga banorët 2 armë zjarri dhe 200 fishekë të cilat mbaheshin pa leje që nga viti 1997.











