Drejtori i Policisë Arben Skëndo është larguar nga posti i tij ndërkohë që është zëvëndësuar menjëherë. Arben Skëndo qëndroi vetëm 6 muaj në postin e drejtorit, ndërsa tashmë vendin e tij për disa kohë do ta zërë nëndrejtori Alfred Nomani.
Ky i fundit ka pasur një karrierë të gjatë në qytetin e Korçës, pasi ka mbajtur disa pozicione më parë. Alfred Nomani ka qenë shef krimesh, shef komisariati, zv/ drejtor policie, ndërsa sot është komanduar drejtor.













