Policia e Fierit ka dhënë detaje të tjera sa i përket aksidentit të rëndë që ndodhi në aksin Fier – Hoxharë, ku një makinë doli nga rruga dhe ra në kanal.
Njëri prej viktimave është Emiljano Goxha 36 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i makinës tip Benz me targa AA 464 OB.
Ndërsa viktima e dytë është një 40-vjeçare me iniciale S. A.
Sipas policisë, automjeti ra në një kanal me ujë dhe për pasojë u mbytën drejtuesi dhe pasagjerja.
Ndërkohë, pasagjeri tjetër me iniciale H. H., 35 vjeç ka mundur të shpëtojë dhe është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën.












