• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA & FOTO/ Kanosi prokuroren dhe gjyqtaren, ekstradohet nga Britania 36-vjeçari

droni by droni
16 February, 2018
in Kronika, Rajoni
0
DOSJA & FOTO/ Kanosi prokuroren dhe gjyqtaren, ekstradohet nga Britania 36-vjeçari
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ekstradohet në Rinas nga Londra 36-vjeçari Alban Beshiri. Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për kanosje të një prokuroreje dhe gjyqtareje pasi ai po gjykohej për dhunë në familje. Disa ditë më parë, Gjykata e Lartë angleze “High Court of Justice” lejoi ekstradimin e një shqiptari i cili dërgonte mesazhe kërcënuese një prokuroreje në Durrës.

Alban Beshiri u arrestua në Angli më 12 Korrik 2016 pas një kërkese ekstradimi dërguar nga Interpol Tirana. Beshiri kishte fituar nënshtetësinë britanike dhe jetonte në qytetin Coventry. Duke qene shtetas anglez kishte dërguar disa letra ministrisë së Jashtë britanike ku pretendonte se nëse ekstradohej në Shqipëri i kërcënohej jeta.

Alban Beshiri, u gjykua për “Kanosjes të prokurores” dhe u shpallur fajtor, duke u dënuar me 6 muaj burg. E gjithë ngjarja e ka zanafillën momentin e ngritjes së akuzës për “Dhunë në familje”, ndaj shtetasit Alban Beshiri. Kjo ka sjellë kërcënimin me jetë të prokurores së Durrësit Oltiana Çifligu. Pas dërgimit si të pandehur të 33-vjeçarit në gjykatën e Durrësit, prokuroria është përballur me një sërë kërcënimesh në telefon dhe SMS, nga shtetasi Alban Beshiri. Ky i fundit kërcënonte nga Anglia se do të kthehej në Shqipëri dhe do i bënte diçka që nuk kishte spital që ta merrte në dorëzim. “…Do të kapi e zeza ty dhe atë gjyqtaren qorre që ma vlerësoi vajzën 5 mijë euro. Me ty e kam më kollaj pasi ta di shtëpinë dhe të njoh të dashurin, dhe do të bëj për karrocë…”, ka kërcënuar Beshiri prokuroren e Durrësit. Nisur nga kjo situatë prokuroria Çifligu i është drejtuar me një kallëzim prokurorisë e cila ka marrë të pandehur shtetasin Alban Beshiri, duke e akuzuar atë për veprën penale të “Kanosjes së gjyqtarit”.  Për këtë akuzë, Beshiri në datën 30 tetor 2015 është shpallur fajtor duke u dënuar me 6 muaj burg.

Telefonatat kërcënuese

Në gjykim ka dhënë dëshminë e saj shtetasja Oltiana Çifliku, e cila ka shpjeguar në mënyrë të hollësishme dhe kronologjike përpara gjykatës gjithë veprimtarinë e saj si prokurore, me atributin e përfaqësimit të akuzës dhe ushtrimit të ndjekjes penale ndaj të pandehurit Alban Beshiri për procedimin penal në përfundim të të cilit është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe mënyrën se si ai ishte sjellë e kishte vepruar në rrugë telefonike ndaj saj, pas vendimit të fajësisë të dhënë nga ana e gjykatës. Çifligu ka deklaruar përpara gjykatës për gjendjen e vështirë psikologjike që i ishte krijuar nga telefonatat dhe SMS-të kërcënuese që i pandehuri kishte drejtuar ndaj saj.

Konkretisht dëshmitarja ndër të tjera ka dëshmuar se: “… më datë 18.07.2014, ditën e Premte rreth orës 06:06 të pas ditës ka marrë një mesazh telefonik nga numri i telefonit +447557883XXX i cili është prezantuar si shtetasi Alban Beshiri dhe ka trajtuar problematikën duke aluduar dhe duke bërë presion për publikimin mediatik të rastit në Angli dhe duke kërcënuar me afate, për përgjigje. Shqetësimi ka vijuar përgjatë gjithë ditës të datës 18.07.2014 me thirrje telefonike dhe sms. Gjithashtu, më datë 21.07.2014 nga po i njëjti numër +447557883XXX ka vijuar me mesazhe kërcënuese të vazhdueshme ndaj saj në oraret 11.26, 01.45; 03.02; 03.29 dhe për gjatë gjithë ditës ky numër e ka telefonuar vazhdimisht.

Kanosja me mesazhe

Ndërsa në orën 23:44 të darkës të datës 21. 07. 2014 nga një numër tjetër në dukje Anglez konkretisht +447707238XXX i është dërguar një mesazh tjetër kërcënues me përmbajtjen: “…Olitjana Çifligu un i mbarova ato që kisha me bo tani nigjo mir kët që po të them po të kapa në rrug nuk do të mari spital për sipër kët e ke të sigurt që do të lej në karrocë. Ty të kap rehat se ta di shtëpinë në Durrës dhe atij të dashurit tat ja di kështu që me ty e kam rehat kurse asaj qorres që më vlerësoj gocën 5000 Euro asaj kam një dhurat të mir dhe për atë dhe për famlijen e asaj ishalla e punojnë brezin kufitar që të më gjejnë gjurmët se po u futa në Shqipëri të kapi e zeza ty me gjygjtarën. Good look…”

Mesazh për mustaqe miun

Ndërsa më datë 18. 08. 2014 rreth orës 10.06 të darkës nga numri +447557883XXX i është dërguar një SMS me tekst në Anglisht ku aludohet se është një vajzë me emrin Jade e dashura e shtetasit Alban Beshiri sipas përmbajtjes së mesazhit e cila i kërkon që ta telefonojë pasi Albani ka dalë jashtë nga shtëpia. Mesazhet kërcënuese kanë vijuar nga numër +447707238XXX edhe më datë 05. 01. 2015 dhe konkretisht me përmbajtjen “…Na fal për shqetësimin që po të bezdis por doja t’ju çojë 1 mesazh atyre te prokurorija mos kujto se ky syri im s’ka peshë ty të kam fal për gjithë letrat që mi bone me ato që i di vet ti dhe ta kam premtu që s’do ta përmend mo, por ato policat e kombinatit që me lan qorr jo deri sa të marr frymë por edhe atyre që më lan 5 ditë të më rrifnin dhe ato do ti kapi dallga do ta çojmë deri në fund kët gjo dhe atë mustaqe miun që mbron policat çoja këtë mesazh nëse ke mundësi dhe gjen nai histori të bukur për veten që ti shpëtosh dallgës…”.

Njoftimi i plotë i Policisë

Nga specialistët e Interpolit u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëri e Bashkuar drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A. B, 36 vjeç, lindur në Vorë, Tiranë.

Shtetasi A. B, është shpallur në kërkim pasi me vendimin penal nr. 3727, datë 30.10.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Kanosje e gjyqtarit” parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga data 18.07.2014 e në vijim shtetasi A. B., ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Tags: alban beshiribritaniEkstradim
Previous Post

Gazetari Collaku: ‘KLP’ dhe ‘KLGJ’ më dënuan xhaxhain në ‘62

Next Post

EMRAT & VIDEO/ Tiranë, “tregtonin” kokainë në “Bllok”, ja si u prangos 23-vjeçarja dhe tre bashkëpunëtorët e saj

droni

droni

Next Post
EMRAT & VIDEO/ Tiranë, “tregtonin” kokainë në “Bllok”, ja si u prangos 23-vjeçarja dhe tre bashkëpunëtorët e saj

EMRAT & VIDEO/ Tiranë, “tregtonin” kokainë në “Bllok”, ja si u prangos 23-vjeçarja dhe tre bashkëpunëtorët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.