Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka emëruar drejtor të Kufirit në Vlorë Besmir Qebinin, një nga njerëzit e tij më të afërt, i cili mbante postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Doganave në sektorin e antikontrabandës.
Akuza të forta janë bërë nga opozita ndaj Besmir Qebinit, vitin e kaluar. Lulzim Basha e quajti një njeri, mbi të cilin rëndojnë dyshime të forta për lidhje me trafikun e drogës, ndërsa ish kryeministri Berisha e ka etiketuar si “ushtar i bindur i Shullazit”. Marrëdhënia me Emiljano Shullazin u përmend nga opozita në rastin e dyshuar për kalimin e një makine të blinduar në pronësi të Shullazit, pa u kontrolluar në doganë.











