Për Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta autonomia dhe liria akademike është jetike për demokracinë.
I ndodhur sot në analizën vjetore të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti Meta ka folur edhe për çështjen e shumëpërfolur të ditëve të fundit, atë të pagave të pedagogëve dhe të autonomisë së universiteteve.
“Standardet e autonomisë universitare dhe lirive akademike janë jetike për demokracinë”, është shprehur Presidenti Ilir Meta.
Sipas tij, “sfidat e arsimit të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë”.
Sipas presidenti të Shqipërisë, “komunikimi arrogant nuk na ndihmon për të jetësuar reformat”.











