Policë italianë pritet të patrullojnë në të dy anët e kufurit mes dy vendeve përgjatë periudhës së verës kur edhe fluski i lëvizjeve është shumë i madh. Kjo është dikstuara sot mes dy delegacioneve të larta të policisë së dy vendeve në Tiranë.
Ka qenë një propozim i Koordinatorit Kombëtar, krahas Memorandumit të Partrullimeve të Përbashkëta, për rritjen e sigurisë në sezonin turistik, për vendosjen e oficerëve të Policive të Kufirit në të dyja anët e Adriatikut, në portet kryesore në sezonin e verës, për rritjen e sigurisë për të dy vendet. “Kapja e personave të kërkuar është një prioritet, sikurse është edhe lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme” – u shpreh Nicolino D’Angelo, drejtor i policisë kriminale të Italisë.

Bisedimet u zhvilluan sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe prefekti Nicolino D’Angelo, Zv/shef i Policisë italiane dhe Drejtor i Drejtorisë Qendrore të Policisë Kriminale.
Prefekti D’Angelo konfirmoi mbështetjen e Policisë italiane dhe shprehu bindjen për të ndarë bashkarisht rezultatet pozitive. “Kohët e fundit kemi arritur në marrëveshje që Policia e Shtetit të marrë pjesë në kurset e trajnimit dhe të ngritjes në gradë të atyre oficerëve që kanë gradën “Kryekomisar” në “Drejtues”, kurse të cilat zhvillohen pranë Shkollës së Formimit të Lartë në Romë”, – u shpreh z. D’Angelo.













