Presidenti Ilir meta ka nisur një proces konsultimi lidhur me kërkesën për plotfuqishmëri nga ministri i jashtëm Ditimir Bushati në lidhje me bisedimet Shqipëri-Greqi për kufirin detar.
Pasdite ka mbërritur në Presidencë ish-Presidenti Bamir Topi i cili ka qenë edhe President në kohën kur një marrëveshje për kufurin detar u nënshkrua mes dy vendeve.
Paradite te njejtin takim Presidenti Meta e ka zhvilluar me ish Presidentin Bujar Nishani. Ne keto konsultime eshte ftuar edhe ish-Presidenti Berisha.
Iniciativa për konsultime që ndërmori Presidenti Meta i jep kohë të atij për të marrë një vendim ndërkohë që ka mundësi të njihet më shumë opinione apo analiza nga ish-presidentët e vendit.












