Një aksident u shënua pak minuta më parë tek Unaza e Madhe në Tiranë, aksi nga TEG tek Pallati me Shigjeta. Makina e përfshirë në aksident ka përfunduar e përmbysur në rrugë. Drejtuesi i saj është në gjendje të rëndë për jetën.
Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe priten informacione të tjera rreth aksidentit të rëndë.
Unaza e Madhe e inauguruar në verë të vitit 2017 është bërë shumë shpesh skenë aksidentesh.












