Një burrë është hedhur nga kati i lartë i një pallati në Durrës.Ngjarja ka ndodhur sonte në mbrëmje në lagjen nr.6 të qytetit të Durrësit.
Sipas të dhënave të para, një burrë hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku jetonte.
Informacion paraprak i policise:
Më datë 13.02.2018, në lagjen Nr.6, Durrës është hedhur nga dritarja e banesës së tij, ( kati i 9-të) shtetasi F. K. 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i mësipërm vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.












