Policia e kufirit në Kavijë mësohet se ka arrestuar një 37-vjeçar pasi është kapur me 1.5 kg heroinë në pikën kufitare Kakavijës.
Ai është Elton Ferko nga Fieri po udhëtonte me autobusin e linjës Tiranë – Athinë dhe kishte fshehur drogën pjesërisht në çantë dhe pjesërisht në trup.
Burimet thonë se Ferko, 1 kg heroinë e mbante të fshehur poshtë rrobave të trupit ndërsa 0.5 kg i kishte fshehur në çantën e dorës.













