Grabitet gjatë natës midis të dielës e të hënës, kasaforta e hotel “Delta” në autostradën Durrës – Tiranë. Persona të paidentifikuar ende nga policia, kanë grabitur kasafortën e parave ndërsa roja i biznesit të eventeve ka qenë në gjumë.
Ngjarja është evidentuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shuma e parave që gjendeshin në kasafortë nuk dihet ende.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. Ndërkohë po merren në pyetje punonjësit e biznesit dhe roja, si dhe po kontrollohen kamerat e sigurisë, që mund të lehtësojë punën e hetuesve për zbulimin e autorëve.













