Qindra persona protestuan sot para kryeministrisë kundër marrëveshjes së Edi Ramës me grekët.
Edhe pse Rama dhe ministri i tij, që ka bërë negociatat me grekët, Ditmir Bushati, mundohen që ta justifikojnë faljen, duke e përkthyer në një marrëveshje, sot kanë dalë detaje të reja.
Shqipëria me vendim të Edi Ramës i ka falur Greqisë, dy fushat më të mëdha me gaz e naftë në detin Jon ose ndryhse rreth 22 km2.
Pak ditë më parë shoqëria civile i ka dorëzuar Edi Ramës një letër ku i ka kërkuar arsyet se pse ka falur detin.
Sigurisht që Edi Rama nuk ka denjuar të kthejë përgjigje dhe vazhdon të mbajë sekrete marrëveshjen me Greqinë, ku i ka falur pasuritë e vendit në këmbim të votës për hapjen e negociatave. Ai deklaroi disa dite me pare se nuk ka asgje te shkruar ne leter, nderkohe qe sot mediat greke kane publikuar detaje mbi marrveshjen.















