• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BLERJA & SHITJA/ Rritja e prodhimit ul çmimin e hashashit

admin by admin
31 January, 2017
in Kronika
0
BLERJA & SHITJA/ Rritja e prodhimit ul çmimin e hashashit

Foto Ilustruese

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Oferta në rritje ka ndryshuar çmimin e kanabisit në tregun kriminal shqiptar. Pas një rritjeje gati 6-fish që pësoi çmimi i hashashit menjëherë pasi Policia goditi Lazaratin, në vitin 2016 dhe momentalisht, shifrat kanë ndryshuar. Çmimi ka shkuar thuajse në ato nivele ku ishin çmimet para operacionit në fshatin jugor në Gjirokastër. Madje, sipas të dhënave, sasia e madhe që hidhet në treg e ka ulur vlerën e kanabisit 3 herë më pak nga ç’ishte para goditjes së Lazaratit, shkruan Panorama.
Aktualisht një kilogram hashash në Shqipëri mund ta blesh edhe me 100 euro, nga 300-400 që ishte gjatë kohës kur Lazarati “lulëzonte”. Rënia drastike e çmimit shpjegohet vetëm me rritjen e madhe të prodhimit. Edhe pse askush në Policinë e Shtetit nuk e thotë zyrtarisht se sa ka shkuar çmimi i kanabisit në vend, burime të rezervuara konfirmojnë çmimin më të ulët në histori, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit. Rrjedhimisht, prodhimi i madh në vend ka bërë që hashashi shqiptar të blihet shumë më lirë edhe jashtë kufijve.
Çmimi më i ulët i shitjes jashtë vendit është shënuar në Greqi, ku një kilogram hashash shitet 800-900 euro. Në fillim të vitit 2016, një kilogram hashash atje shitej deri në 1600 euro. Pra, thuajse është përgjysmuar vlera e kanabisit. Në vende të tjera të Europës Perëndimore, kanabisi mund të shitet edhe më shtrenjtë, nisur edhe nga kostoja më e lartë e transportit. Por edhe atje, si për shembull, në Itali apo në Holandë, çmimi ka pësuar rënie të ndjeshme.
Në Itali 1 kg hashash shitet deri në 1000 euro, nga 1500-1700 euro që ishte në fillim të 2016- s, ndërsa në Holandë maksimumi deri në 1500 euro, nga 2200-2500 euro. Ekspertët shprehen se kjo ka ndodhur për shkak të mbiofertës.

Çmimet e mëparshme
Pas operacionit të madh që Policia e Shtetit ndërmori në Lazarat, çmimet e hashashit pësuan një ndryshim të dukshëm.
Madje, ekspertët e Antidrogës shpjeguan edhe se si kanë ndryshuar çmimet e shitjes së hashashit në tregun me pakicë, por edhe në atë me shumicë. Sipas oficerëve, një vit para goditjes në Lazarat, një qese me hashash kushtonte 500 lekë të rinj, kurse pas operacionit në fshatin jugor, e njëjta sasi kushton sa tri herë më shumë, pra 1500 lekë të rinj. Rrjedhimisht, ndryshime pësoi edhe tregu i shitjes me shumicë të hashashit, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.
Nëse një vit para operacionit në Lazarat, një kilogram kanabis shkonte 300-400 euro, pas tij çmimi u gjashtëfishua. Një kilogram hashash mund të blihet brenda vendit deri në 2600 euro, ndërsa jashtë Shqipërisë shitej thuajse dyfish. Specialistët e Antidrogës shpjegonin atëherë se, nëse më parë cilësia e drogës ka qenë shumë e mirë, pas operacionit në Lazarat filloi të shitej droga që kishte mbetur, e cila është e një cilësie shumë të dobët, e megjithatë shitej më shtrenjtë.
Sipas tyre, çmimi pësoi rritje për shkak se oferta në treg ka qenë shumë e vogël, ndërsa kërkesa ka qenë shumë e madhe. Por tashmë po ndodh e kundërta, oferta është shumë herë më e madhe se kërkesa, edhe për shkak të prodhimit shumë të lartë. Zyrtarisht nga Policia nuk ka ndonjë studim konkret për këtë fakt, ose nuk thuhet asgjë. Ndërsa shumë specialistë të Antidrogës pranojnë çmimin më të ulët në historinë e kultivimit të kanabisit në vend.
cmime-kanabis

Previous Post

RAPORTI BE/ Shqipëria ndër vendet e para në botë për viktimat e trafikut njerëzor

Next Post

AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama e poshtëroi Metën me shkarkimin e Manjanit

admin

admin

Next Post
AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama e poshtëroi Metën me shkarkimin e Manjanit

AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama e poshtëroi Metën me shkarkimin e Manjanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.