• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama e poshtëroi Metën me shkarkimin e Manjanit

admin by admin
31 January, 2017
in Politika
0
AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama e poshtëroi Metën me shkarkimin e Manjanit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
agron gjekmarkaj, vogel

Agron Gjekmarkaj

Edi Rama dhe Ilir Meta, dy “qetë” e lidhur në plorin e maxhorancës, e cila qeveris vendin prej gati katër vitesh, e tërheqin atë në drejtime të ndryshme. Ata, po laskarojnë arën që duhet të lërojnë. Marrëdhëniet e tyre kanë krijuar lajme me shumice, por jo punë. Madje, ato kanë pasur një efekt topitës mbi qytetarët. Kurioziteti, habia dhe rendja pas thashethemit në një alternim të dendur, u kanë zënë vendin pritshmërive për standarde ekonomike e politike, sipas premtimeve të bëra. Teatri ka zënë kohën tonë.
Qysh pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, klima mes bashkëkryetarëve dhe partive të tyre u bë e athët. Insinuatat, akuzat dhe plasjet e zemrës të mbinin te këmbët, aty-këtu në aq kohë sa të duhet për t’u mbushur me frymë. Çështja CEZ-DIA e shtatorit 2015 i çoi ata në skaje moskthimi në dukje. Kjo ishte prova e madhe e Ramës për të larë hesapet me Metën me parullën “sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”. Skraparliu u ngjit në malet e tij e nga atje kërcënoi e aludoi aq shumë, sa dukej punë orësh copëtimi i koalicionit “rilindës”. Gjindja pas Ramës farkëtonte çelik për prangat e Metës. Rruga e hasmërisë dukej e asfaltuar më së miri. Por jo, ata u kthyen prapë të buzëqeshur e hokatarë në krahët e njëri-tjetrit krejt si në eposin e kreshnikëve, ku Halili dhe Zuku Bajraktar ngjatetoheshin pas lëngimeve që u shkaktonte ndarja. Furtuna shuhej në çast se asnjë parim nuk i ndezte ato! Ngjarjet shndërroheshin në përralla, akuzat në përkëdhelje lozonjare. Buzëqeshjet duheshin kuptuar si tekst shfajësimi sikur thuhej “hajt ma se politikë po bëjmë dhe politika gënjeshtër është”!
Asnjë qeder, asnjë kosto publike, asnjë shqetësim etik, asnjë ndjesë për shoqërinë të hallakatur në kërkim të bukës së përditshme nuk përvijohej gjëkundi. Ndodhte kështu sepse bashkimi nuk u bë mbi ide, mbi program apo mbi ndonjë pozitivizëm për ta bërë Shqipërinë më të mirë, por thjesht si aritmetikë e sigurt numrash për të marrë dhe mbajtur pushtetin.
Këtyre aneve kaloi edhe reforma në drejtësi si dasmë xhindesh, në të cilën Ilir Meta luajti një rol kyç dhe pozitiv, duke e bërë klimën trepolare. Ai frenoi oreksin e Kryeministrit për nënshtrim total të sistemit. Në këtë rast, Meta i bëri një shërbim vendit, duke bashkuar qëndrimin me Opozitën. Në këtë pikë, Ilir Metës i duhet dhënë çfarë i takon Ilir Metës. Kryetari dyfish, i Parlamentit dhe LSI-së, atij korriku të nxehtë doli e foli për dorëheqje, për qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme. Tirana ziente nga ethet. U tha se provën e forcës e fitoi Kryeministri, i cili ia doli të joshë më shumë se 71 deputetë për ruajtur karrigen e tij.
Erdhi vjeshta, kohë kur dallëndyshet shtegtojnë. Rama dhe Meta dolën përsëri t’i përcillnin së bashku për në Misir. Meta nuk pat kurajë të ikë e ndoshta nuk dëshironte në të vërtetë të ikte. Rama nuk guxoi ta dëbonte e mbase as që e mendonte. Veprimin e zëvendësoi të mos bërit asgjë. Shtyje ta shtyjmë, ishte motoja. Gjithmonë na thuhet se kjo ndodh për interesa strategjike dhe për stabilitetin e vendit. Në fakt ky është thjesht një justifikim. Ndodh kështu veç për interesat strategjike të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Vendi nuk qeveriset dhe partnerët e koalicionit nuk i bashkon asgjë veç kularit të pushtetit. Keqqeverisja është më e rëndë se çdo palë zgjedhje të reja. Ndërsa Rama dhe Meta mendojnë se të qenit në opozitë është më e keq se çfarëdolloj pushteti. Pasi harxhuan shumë energji e lodhja në beteja principesh i kaploi, kombinuan disa darka për të kërkuar paqen nëpërmjet stomakut. Por stomaku zbrazet shpejt dhe uria bën të veten mbi nervat dhe humorin.
Ilir Meta nuk i beson për asgjë Edi Ramës, mbase edhe për faktin se në çdo rast Kryeministri është munduar t’i fusë stërkëmbëshin. Edi Rama nuk e ka dashur kurrë atë, por ka më të madh hallin se qejfin. Besimit ia ka zënë vendin frika dhe vigjilenca e ndërsjelltë. Besimi është një virtyt i panevojshëm në politikën shqiptare. Frika të sjell vërdallë tepelekun dhe të shtrëngon rripin. Ajo të bën esëll dhe terbiet. Ajo lidhet me zgjedhjet e qershorit. Meta druan kasaphanën e tyre edhe në kurriz të tij. Pastaj, Zot na ruaj, ç’dimër vjen prapa! Kjo është një frikë e dobishme edhe për ne të tjerët.
Duhet pohuar se LSI dhe ministrat e saj gjatë këtij mandati patën rast të “purifikohen”. Në dukje, për ta kanë munguar akuzat dhe skandalet. Gjosha, Panariti, Haxhinasto, Manjani, Dervishaj, Koka nuk janë përfolur si Beqaj, Tahiri, Gjiknuri, Harito e të tjerë. Vetë Meta nën mrizin e kryetarit të Kuvendit ka dalë jashtë kësaj vorbulle, teksa Ramën e mbështjell në të gjithë gjatësinë e tij.
Ky perceptim nuk e dlir dhe nuk e bën të virgjër LSI-në në këtë qeverisje dhe kjo parti në zgjedhjet e qershorit duhet të japë llogari për peshën e saj në këtë ekzekutiv së bashku me Edi Ramën, pjesën e saj ndonëse më të vogël aty e ka. Zgjedhjet në Amerikë dhe fitorja e Trump e ka ndërlikuar pozitën e Edi Ramës. Ankthi i lexohet pa shumë mundim.
Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e Trump-it dhe u takua me kryetarin e Senatit Amerikan, begenisje e rëndësishme kjo. Me t’u kthyer, ai befasoi duke i dërguar një letër Presidentit Nishani ku i kërkohej që me urgjencë të mblidhej Këshilli i Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili”. Petrit Vasili la të kuptohej se kjo ishte një kërkesë amerikane. Po ashtu, alteregoja e Metës (Vasili) çuditi ende më me porosinë e pazakontë për të vetët, atë të të bërit kujdes se policia ju fut drogë në makinë. Hipoteza të denja për një klan mafioz, jo për një shtet demokratik.
Tabela e qitjes është Qeveria, besueshmëria e saj dhe sidomos ministri i Brendshëm, Tahiri, i cili ngjan të ketë propozuar edhe një slogan elektoral ditën e diel, “fronti i së keqes”, ku aludohet edhe për LSI-në. Të gjitha këto janë gjeste distancuese dhe diskretituese nga ana e Metës. Të shtunën, ministri Lefter Koka lëshoi “bomba”, të cilat do ta dënonin me “vdekje” çdo koalicion. Orët kalojnë, por jo, ai (koalicioni) ende vazhdon. Akuzat e tij ishin më tepër se të rënda. Politikisht ato ishin të tmerrshme. Ndonëse çfarëdo që të thotë, LSI nuk mund të sillet si opozitë se ka tetë vjet në pushtet. Ajo nuk mund të mbledhë konsensus opozitar. Koka tha se zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik nga kanabisi, kriminelët dhe policia, se Durrësi i Vangjush Dakos është një ferr dhe se do duhej të kishte fituar kandidatja e opozitës, Grida Duma. Që kulaçi të mbetej ende i ngrohtë, për t’i shtënë dru zjarrit mendon Vangjel Tavo, i cili gjatë ditës së shtunë vazhdoi me të njëjtat akuza për policinë.
Edi Rama reagoi në rrjetet sociale nga Firence ku po pushon në fund të kësaj jave zeher, duke thënë se “karvani shkon përpara, qentë le të lehin”. Nuk është e vështirë për të kuptuar se kujt po ia adreson fjalën qen. Luan Rama më i sulmuar në sedër, me një gjuhë të turbullt si jardun, tha e dimë se kush janë qentë, po nuk dimë se kush është karvani.
Nga kjo kronikë shihet qartë se asgjë nuk e bashkon PS-në me LSI-në, madje as nuk bëjnë përpjekje ta fshehin urrejtjen që zien. Po ata ndalen bash në momentin kur duhet një zgjidhje. Frika se mos humbasin pushtetin dhe beneficet që vijnë prej tij i bën të jetojnë të divorcuar brenda shtëpisë. Morali politik dhe ai publik kanë vdekur. Vendi në fakt nuk qeveriset. Pas qëndrimesh të tilla (ato ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk duken kaq të ashpërta) nuk ka asnjë kuptim koalicioni mes tyre. Dhe teatri i këtyre ditëve ku vizatohej “apokalipsi” mes PS dhe LSI përfundoi me “kokën” e Manjanit në “tepsinë” e Edi Ramës. U fol për shumë skenarë, që u rrëzuan si kështjellat e fëmijëve në breg të detit përballë nxehtësisë që lëshon pushteti. Manjani ishte ministri më i artikuluar, pse jo edhe më i guximshmi (me apo pa leje të Metës, këtë nuk dimë me saktësi) gjithsesi ai po bën akuza katastrofike që bëjnë me përgjegjësi qeverinë e më shumë se këdo Ramën dhe Metën si pushtetndarës. Në sytë e opinionit publik, Rama e poshtëroi Metën me largimin e Yllit të drejtësisë. Por nga gjithsa i poshtëruar mbetet qytetari shqiptar, i cili duhet t’i kapërdijë këto palaçollëqe me natyrshmërinë e bukës së përditshme.
Nuk ka asnjë kuptim një aleancë për të ardhmen. Historia e këtyre viteve na ka mësuar se kuptimi nuk është qëllimi i tyre, pazari po. Prej tij konturohet pushteti si e vetmja gjë që ka kuptim për ta. Do ta përgënjeshtrojnë këtë traditë, apo do të vazhdojë telenovela “Bidai”? Mbetet për t’u parë! Ndërkohë kjo sjellje është një fyerje për etikën publike. Ndoshta një fyerje e merituar, për një shoqëri që shfaqet indiferente ndaj fatit të vet.
 
* Titulli orgjinal “Raporti Rama – Meta si fyerje për etikën publike”

Previous Post

BLERJA & SHITJA/ Rritja e prodhimit ul çmimin e hashashit

Next Post

REZOLUTA e PE/ Zgjedhjet parlamentare vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

admin

admin

Next Post
REZOLUTA e PE/ Zgjedhjet parlamentare vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

REZOLUTA e PE/ Zgjedhjet parlamentare vendimtare për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.