Një tjetër urë monumentale, po shkon drejt shkatërrimit në Gjirokastër. Denoncimin për Urën e Kordhocës, e bën deputeti demokrat, i këtij qarku, Tritan Shehu.
“Përsëri për Urën e Kordhocës, Lazarat, Gjirokastër.
Asnjë masë deri tashti për të penguar shkatërrimin e saj.
Ashtu siç u shkatërruan e po shkatërrohen shumë ura e vepra të tjera Monumentale në Qarkun e Gjirokastrës.
Gjirokastra tejet e diskriminuar!”, shkruan Shehu në rrjetet sociale, duke postuar edhe pamje të kësaj ure.












