Kantaurori shqiptar Ermal Meta i ka shpëtuar përjashtimit nga Festivalin e Sanremos 2018.
Ermal Meta, i cili vjen në konkurs në bashkëpunim me këngëtarin e njohur italian Fabrizio Moro, u akuzua për plagjiaturën e një kënge të prezantuar më kategorinë e të rinjve në Sanremon e 2016. Të dy këngët janë të të njëjtin autor.
Kënga “Nuk më keni bërë asgjë” konsiderohet të jetë një nga këngët pretendente për të fituar çmimin e parë. Kritika e media i kanë dhënë një vlerësim të lartë e gjatë natës së parë dhe e kanë renditur mes këngëve më të vlerësuara.













