Avokati i Mario Meshinit, Ferdinand Ndoja ka apelur masën e sigurisë për të arrestuarin Mario Meshini i cili u la në arrest me burg si i hetuar në ngjarjen e vrasjes së Devi Kasmit.
Ngjarja e cila ndodhi në Tiranë pak ditë më parë dhe ku është akuzuar si ekzekutor një shtetas grek.
Kërkesa është depozituar paraditen e sotme si ankimim për masën arrest me burg nga avokati i Meshinit.













