Raundi i parë i votimit për Presidentin e FSHF-së, është fituar nga kreu aktual, Armand Duka, me 39 kundrejt 22 votave të Bashkim Finos. Por këto vota nuk mjaftojnë pasi sipas votimit të cilësuar për këtë raund Dukës i duhen 43 vota (2/3 e votave) për rizgjedhjen si President. Nga ky raund 4 vota janë konsideruar të pavlefshme.
Pritet të bëhet një votim i dytë, i cili mjafton me votim të thjeshtë 50 % + 1 të votave.












