Fondacioni për Liri dhe Demokraci me mbështetjen e Fondacioni gjerman Hanns Seidel kanë shpallur edicionin e tretë të konkursit të mesazhit më të mirë ese & video drejtuar të rinjve shqiptarë.
Pas “Vendi im, Angazhohem” dhe “Vota s’ka çmim”, ky edicion i tretë mban titullin “Unë Besoj”, si një thirrje e atyre të rinjve që zgjedhin të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që besojnë ende tek potencialet e vendit tonë.
Nëpërmjet video-mesazheve & eseve nën titullin “Unë Besoj”, të rinjtë ftohen të ndajnë prishmëritë dhe besimin e tyre mbi vlerat që ata besojnë, por dhe mbi institucionet, tematikat dhe shqetësimet e tyre për të ardhmen.
Nisma është një thirrje e të rinjve për zhvillimin social, ekonomik dhe demokratik të vendit si një mënyrë për të ndalur emigrimin masiv të viteve të fundit.
Në linkun më poshtë mund të aksesoni platformën e nismës, si dhe kriteret e konkursit :











