Një person i armatosur po mban peng doktorët dhe stafin e një spitali në Stamboll, raportojnë mediat turke. I armatosuri besohet të ketë ardhur nga njësia psikiatrike e Qendrës Spitalore Universitare Cerrahpasa. Lajmi erdhi fiks pas një muaji pasi xhihadistët e Shtetit Islamik sulmuan një klub nate në brigjet e Bosforit në Stambollin qendror.












