Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjirokastër – Tepelenë. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak se drejtuesin e mjetit dhe pasagjerin i kishte zënë gjumi.
Automjet ka përfunduar në breg të lumit Drino, pasi drejtuesi humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga në Shkallë të Zezë.
Mjeti tip “Ford” AA 626 EJ mësohet se po kthehej nga Greqia ku është aksidentuar në Ujin e Ftohtë. Dy personat që udhëtonin në mjet kanë marrë dëmtime të lehta, pasi kanë mundur të hidhen nga makina para se të përfundonte në lumë.











