Policia e Vlorës ia doli qe ne bashkepunim me ushtrine te shpetonte dy personat qe mbeten en mes te ujit sot ne Selenice. Pasi policia e Vlores ka marrë njoftim se në aksin rrugor Vlorë-Selenicë në vendin e quajtur “Bishti i malit”, një automjet me dy shtetas i ka marrë rrjedha e lumit, organizuan punën dhe shkuan në ndihmë të tyre.
U koordinua puna me shërbimet e FA-së, dhe me Strukturat Policore të Delta Forcë, ku me mjetin lundrues të Delta Forcë u bë e mundur nxjerrja e dy shtetasve nga uji.
Të dy shtetasit, konkretisht shtetasi B.M., 59 vjeç dhe kunata e tij shtetësia L.M., 49 vjeçe, nga Selenica aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën si dhe u transportuan ne drejtim spitalit për të marrë edhe ndihmë mjekësore.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2104658346487192/











