Vetura e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Greg Delawie është aksidentuar sot në lagjen “Dragodan” në kryeqytet.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Ambasadori Delawie ishte në një konferencë së bashku më drejtorin e misionit të USAID-it, James Hope, ku kanë folur për nisjen e Partneritetit të ri për Zhvillimin e Ekonomisë së Internetit, ndërsa makina e tij është goditur nga një automjet tjetër tip “Audi”.












