Një 22-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar në stacionin e autobusit të Igumenicës pasi kishte drogë në valixhe.
Emiljana Kokoni nga Lushnja priste autobusin ndërsa në valixhen e saj janë sekuestruar 4 pako marijuanë me peshë 13 kilogramë.
Sipas policisë greke droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion kryeqytetin e vendit fqinj, Athinën.











