Një person është plagosur pasditen e sotme në qytetin e Korçës me thikë dhe është dërguar menjëherë në spital. Policia raporton se 35-vjeçari, është konfliktuar me dy persona në lagjen nr. 17 të qytetit, ku sherri është përshkallëzuar deri në nxjerrjen e thikave. Aktualisht Z. M., po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 01. 02. 2018 rreth orës 15:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës ka shkuar i plagosur me thikë shtetasi Z. M., 35 vjeç, banues në Korçë. Nga të dhënat e para dyshohet se ky person është konfliktuar me dy persona të tjerë, në lagjen nr. 17 në Korçë, të cilët ndodhen të shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












