Foto ilustruese
Një aksident i rëndë ndodhi pasdite në Fier ndërsa një person ka humbur jetën. Rreth orës 18:20, në fshatin “Suk 1” ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi Y.S, 48 vjeç, duke drejtuar një motoçikletë, është përplasur me një karrocë.
Si pasojë e përplasjes shtetasi Y.S ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.












