Një ditë pas atentatit ndaj Devi Kasmit në kryeqytet, policia ka arrestuar bashkëpunëtorin e dy autorëve. Lajmin e ka dhënë vetë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit në TV “News 24”.
“Është e vërtetë që ka pasur një ngjarje të rëndë dje në Tiranë, dhe policia ka bërë publike rrethanat e ngjarjes dhe të dyshuarin kryesor. Sipas informacionit që unë kam policia sapo ka ndaluar bashkëpunëtorin kryesor të ekzekutorëve të kësaj ngjarje të rëndë”, u shpreh ministri Xhafaj.












