Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier.
Burime nga policia lokale thanë se një person është plagosur me armë në fshatin Fermë-Çlirim.
Personi i plagosur me inicialet R. Gj., 19 vjec, është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë Vendore
Në datën 30. 01. 20178, ora 15:45 , ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana të paqarta, shtetasi R. Gj.,19 vjeç, banues në Fier.
Shtetasi R. Gj., ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.













